20 Nëntor 2024

Tahiri e Gerxhaliu diskutojn për diplomacinë ekonomike

Prishtinë, 15 gusht - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri takoi Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe sekretarin Berat Rukiqi, me të cilët bisedoi mbi veprimtarinë e OEK-ut dhe rëndësinë e diplomacisë ekonomike në fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri vlerësoi angazhimet e Odës Ekonomike të Kosovës në fuqizimin ekonomik të shtetit të Kosovës, si dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit bilateral dhe rajonal.

Ajo në veçanti vlerësoi arritjen e memorandumeve të bashkëpunimit me odat ekonomike të shteteve të rajonit duke përfshirë edhe Serbinë, duke e vlerësuar si kontribut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, në harmoni me Marrëveshjen për normalizim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e njoftoi zëvendëskryeministren Tahiri mbi angazhimet e institucionit që drejton, për të dhënë kontribut në diplomacinë ekonomike.

Në këtë aspekt, Gërxhaliu potencoi bashkëpunimin ekonomik rajonal, ku OEK po jep një kontribut të çmueshëm në promovimin e potencialeve ekonomike të Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e avancimit të procesit të integrimit të OEK-ut në Odën Ekonomike Evropiane dhe hapat që janë ndërmarrë për të vendosur bashkëpunim rajonal me të gjitha vendet.

Në këtë kuadër, theksoi Gërxhaliu, ishte edhe nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit me të gjitha odat ekonomike të vendeve rajonit, përfshirë dhe me Odën Ekonomike të Serbisë, ku BE-ja dhe Oda Ekonomike Evropiane kanë dhënë kontribut si lehtësues të  bisedimeve.

Në takim u tha se marrëveshjet e arritura nxisin bashkëpunimin ekonomik në sektorin privat, forcojnë fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane, ndërkohë që ndikojnë në uljen e informalitetit dhe krimit të organizuar në rajon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)