23 Dhjetor 2024

Syri i Vizionit mbështet 20 Biznese me Grante

Pejë, 30 dhjetor - Organizata Syri i Vizionit (SiV) të enjten ka organizuar një ceremoni solemne për nënshkrimin e kontratave me 20 biznese nga komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.  Mbështetja e bizneseve te vogla dhe të mesme bëhet përmes komponentit së granteve.

Ky komponent synon krijimin e mundësive të zhvillimit të kapaciteteve të tyre në zgjerim, përmirësim të kushteve të punës dhe prodhim duke krijuar e zgjeruar kështu edhe vende të reja pune për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç.

Projekti synon të ofrojë masa shtesë aktive për tregun e punës, të tilla si sigurimi i mbështetjes për trajnime specifike, trajnime në vend të punës, ofrim të praktikës në punë dhe vetëpunësimin e grupeve të cenueshme në Kosovë, në mënyrë specifike në komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë e Junik.

Kjo ceremoni u organizua në kuadër të programin dyvjeçar “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera në nevojë në pesë komuna të Kosovës” i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian i cili ka nisur të zbatohet nga Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën “The Balkan Forum” dhe  Komunën e Istogut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)