06 Nëntor 2024

Synim kryesor i Ministrisë së Inovacionit është ndryshimi i konceptit ekonomik

Prishtinë, 7 gusht  - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj i shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës sot ka takuar drejtuesit e OEK-ut dhe përfaqsuesit e bizneseve, me qëllim të promovimit të programeve për financim të start-upeve dhe NVM-ve, të lansuara ditë më parë. Gjithashtu ministri Beqaj i ka informuar përfaqsuesit e bizneseve për punën dhe aktivitetet e Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi që nga themelimi i saj, me fokus në programet për financim të sektorit privat në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë të cilat e arrijnë vlerën 9.1 milonë euro për vitin 2018.

“Synimi im kryesor dhe i Ministrisë është ndryshimi i konceptit ekomomik në Kosovë, në mënyrë që ekonomia të fokusohet edhe në ofrimin e shërbimeve. Faktori jonë kryesor në ndërtimin e konkurncës janë shërbimet dhe për këtë Kosova ka potencial të madh, në veçanti në fushën e shërbimve të teknologjisë, ku kemi të vetmin bilanc pozitiv tregtar”, theksoi Ministri Beqaj.

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi theksoi rëndësinë që ka përkrahja institucionale për bizneset dhe për këtë tha se  Ministria e Inovaionit dhe Ndërmarrësisë nuk do të marrë nga bizneset, por do t’ju jap atyre.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqsuesit e bizneseve ministri Besim Beqaj ka sqaruar edhe qëllimin e ndarjes së fondeve për sektorn privat, që në harmoni me objektivat e MIN-së ka synim kryesor rritjen e kapacitetve eksportuese të ndërmarrjeve kosovare dhe digjitalizimin e prodhimit dhe shërbimeve.

“E ardhmja e sektorit privat është digjitalizimi në funksion të rritjes së prodhimit dhe shërbimeve”, shtoi ministri Besim Beqaj.

Takimi i sotëm i ministrit Beqaj në OEK është mbajtur më qëllim të promovimit të programeve financiare për përkrahje të start-upeve dhe NVM-ve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)