20 Nëntor 2024

SWIFT cakton kodin shtetëror për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 7 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror (SWIFT) ka caktuar një kod të veçantë shtetëror për t’u përdorur në lidhje me identifikimin e institucioneve financiare të Republikës së Kosovës. 

Njëkohësisht, mbi bazën e këtij kodi të veçantë shtetëror, sipas BQK-së SWIFT-i ka nisur procesin e krijimit të kodit të identifikimit ndërkombëtar – BIC të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe të lidhjes së saj në sistemin e SWIFT-it. 

"Rrjedhimisht, do të bëhet edhe riemërtimi i kodeve të identifikimit ndërkombëtar të bankave komerciale vendore të lidhura në sistemin e SWIFT-it në bazë të kodeve të shteteve të huaja si dhe do të mundësohet lidhja në sistemin e SWIFT-it edhe e bankave të tjera komerciale vendore", thekson në njoftimin për media BQK.

Sistemi i SWIFT-it sot është sistemi parësor i komunikimit ndërkombëtar mes institucioneve financiare. 

Përdorimi i kodit unik shtetëror në lidhjen e BQK-së dhe të bankave komerciale vendore në sistemin e SWIFT-it do të afirmojë ndërkombëtarisht institucionet financiare të vendit si dhe do të lehtësojë kryerjen e transaksioneve ndërkombëtare të qytetarëve dhe personave juridikë të vendit. 

Po ashtu BQK-së do t’i mundësohet ushtrimi më efikas i funksioneve të mbikëqyrjes së institucioneve financiare vendore, duke përfshirë edhe luftimin e shpëlarjes së parave dhe të financimit të terrorizmit.

Vendimi i SWIFT-it për përdorimin e një kodi të veçantë shtetëror për Republikën e Kosovës u mor si përgjigje në kërkesën përkatëse të BQK-së, e cila u mbështet nga bankat qendrore të vendeve të grupit G-10 si dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)