Suspendohet pa pagesë prokurori Nazmi Mustafi
Prishtinë, 4 prill - Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në takimin e mbajtur sot, mori vendim për suspendim pa pagesë të prokurorit Nazmi Mustafi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për arsye se prokurori është paraburgosur.
Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës këtë vendim e nxori në bazë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, neni 24, paragrafi 2, si dhe bazuar në Rregulloren për punë të Këshillit Prokurorial, neni 23, paragrafi 9.