16 Nëntor 2024

Suspendohet një oficer doganor

Prishtinë, 19 maj - Dogana e Kosovës ka suspenduar një oficerë doganor me dyshimin se ka shkelur procedurat doganore që si pasojë kanë futjen e mallrave pa taksa doganore brenda territorit të Kosovës.

Pas hetimeve preliminare, Dogana ka kontaktuar me prokurorinë, e cila ka urdhëruar vazhdimin e hetimeve penale ndaj këtij oficeri doganor me dyshim se ka kryer veprën penale nga neni 422 i Kodit Penal të Kosovës “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” si dhe shkeje të Kodit të mirësjelljes për zyrtarët doganor. Pas fillimit të hetimeve dhe dyshimeve është marr masa e suspendimit të oficerit.

Ky rast tregon qartë përkushtimin e doganës për çrrënjosjen e keqpërdorimeve eventuale dhe përkushtim për të shërbyer me devotshmëri kundrejt qytetarëve të republikës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)