Suspendohen 5 oficerë doganor

Prishtinë, 9 prill - Drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës sot ka suspenduar pesë oficerët të degës doganore Hanit Elezit pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dogana ka njoftuar se pas informatave të pranuara nga një qytetar se ndërrimi i doganës në Han të Elezit ka keqpërdorur detyrën, sot paradite menaxhmenti i doganës suspendojë pesë oficerët doganor, respektivisht suspendojë 4 oficerët e ndërrimit si dhe ushtruesin e detyrës të udhëheqësit të degës doganore Hani i Elezit për përgjegjësi menaxheriale.
Pas informatës se këta oficerë doganor kishin përvetësuar mallra të cilat ishin në procedurën e zhdoganimit, është iniciuar procedura e brendshme hetimore për dyshimin e bazuar se ka keqpërdorim potencial të detyrës zyrtare me çrast u mor edhe masa e suspendimit.
Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të degës doganore Hani Elezit është suspenduar për përgjegjësi menaxheriale, respektivisht nuk ka mbikëqyre, kontrolluar dhe paraqitur oficerët e dyshuar për veprimin e tyre. Njësitet e doganës për hetime të brendshme do ta trajtojnë tutje këtë rast.
Ky rast tregon edhe një herë përkushtimin e menaxhmentit të Doganës së Kosovës për të luftuar dukuritë negative.
Dogana falënderon qytetarin e ndershëm për informatat e ofruara dhe bën thirrje të gjithë qytetareve që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste të korrupsionit, kontrabandës apo keqpërdorimeve të ndryshme në 0800 50 095 (pa pagesë) ose me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë).