Suspendohen 2 oficerë doganor në Merdare
Prishtinë 3 mars - Dogana e Kosovës sot ka suspenduar dy (2) oficerët të pikës kufitare doganore të Merdares, pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare respektivisht për lëshimet e bërë me rastin e doganimit të mallrave në import.
Kohë më parë Dogana e Kosovës kishte pranuar informacion nga një qytetar i ndershëm se në degën doganore të Merdares oficerët doganor dyshohet se po përvetësojnë mjete monetare në mënyrë të paligjshme.
Dogana menjëherë ka iniciuar procedurën e brendshme hetimore për dyshimin e keqpërdorim të detyrës zyrtare. Dogana e Kosovës gjatë hetimeve të brendshme të zhvilluara ka ardhur në përfundim se zyrtarët doganor në degën e Merdares kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me këtë rast dogana ka ftuar Prokurorinë që të bashkëngjitet në hetimet penale nga këtyre dy oficerëve doganor.
Pas bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë dhe mbledhjes së nevojshme të provave Drejtori i Përgjithshëm sot ka suspenduar dy oficerët doganor me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenin 422 të Kodit Penal dhe marrje ryshfeti si ne nenin 428 të Kodit Penal. Nga ana tjetër me urdhër të Prokurorisë njëri prej oficerëve doganor është dërguar në paraburgim derisa oficeri tjetër është në procedurë të rregullt. Po ashtu Dogana e Kosovës dhe Prokuroria kanë iniciuar procedurë penale edhe ndaj importuesit të mallrave i cili gjithashtu me urdhër të prokurorit është dërguar në paraburgim.
Rasti është hetuar dhe udhëhequr nga Dogana e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.