18 Nëntor 2024

Suspendohen 2 oficerë doganor

Prishtinë, 6 maj - Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot ka suspenduar dy  oficerët të degës doganore  në Vërmicë pas dyshimeve  për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht përgjegjësi menaxheriale.

Dogana e Kosovës pas hetimeve intensive të zhvilluara ka ardhur në përfundim se zyrtarët doganor në degën e Vërmicës kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Njëri prej zyrtarë dyshohet për keqpërdorim kurse udhëheqësi i ndërrimit është suspenduar për përgjegjësi menaxheriale, pasi nuk ka arritur të menaxhojë stafin e tij.

Kohë më parë Dogana e Kosovës kishte pranuar informacion se në degën e Vërmicës oficeri doganor kishte përvetësuar mjete monetare në mënyrë të paligjshme prandaj edhe është iniciuar procedura e brendshme hetimore për dyshimin e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Po ashtu Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë penale ndaj një subjekti juridik me mallra të përziera tekstili për dhënie të mitos për oficerin doganor. Rasti është duke u udhëhequr nga Dogana e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.   

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste të korrupsionit, kontrabandës apo keqpërdorimeve të ndryshme në 0800 50 095 (pa pagesë) ose me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)