15 Nëntor 2024

Suspendohen 2 oficer doganor në Drejtorinë rajonale të Vërmicës

Prishtinë, 15 prill - Dogana e Kosovës sot ka suspenduar dy (2) oficer doganor për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar e sanksionuar me  nenin 434 të Kodit Penal të Kosovës.

Pas dyshimeve fillestare, njësitet e doganës për hetimeve të brendshme kanë filluar një hetim lidhur me këtë rast dhe njëkohësisht kanë konkatuar me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë zhvilluar hetimet penale.

Me urdhër të prokurorit janë hapur hetimet dhe është ushtruar kallëzim penal ndaj oficerëve doganor të dyshuar. Oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës dhe Kodit të etikës.

Që nga fillimi i vitit janari 2016 e deri me sot numri i oficerëve të suspenduar është tetë (8).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)