Super menaxherët marrin paga më të vogla në Zvicër
Prishtinë, 9 prill - Pagat e drejtorëve të kompanive më të mëdha zvicerane vitin e kaluar kanë qenë në mënyrë të konsiderueshme më të vogla se në vitin 2013 dhe në krahasim me rrogat, të cilët i morën tre vjet më parë.
Paga më e lartë vjetore e të gjithë menaxherëve të kompanive zvicerane vitin e kaluar ishte e Steven Newman, menaxher i kompanisë Transoshen, prej 14.2 milionë frangash zvicerane, transmeton albeu.
Transoshen është një kompani amerikane, e cila është e angazhuar për naftë dhe është me seli në qytetin zviceran Zug. Vendin e dytë me pagën më të lartë në këtë vend alpin e zë kreu i Novartis, Joseph Jimenez, me një pagë prej 12.6 milionë franga më 2014.