Sundimi i rendit dhe ligjit garancë për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 16 prill - "Nuk mund të mendohet se një shtet do të ketë perspektivë zhvillimore qoftë në aspektin ekonomik, politikë, social, kulturorë e mbi të gjitha integrues në qoftë se sundimi i rendit dhe ligjit nuk është në nivelin e kërkuar qoftë në aspektin shtetërorë, qoftë në aspektin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare", theksoi Prof. Dr. Ernest Petrič, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë gjatë takimit që pati me Kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.
"Si Ode Ekonomike e Kosovës mendojmë se proceset e të kaluares intergruese të Sllovenisë mund të jenë modele të cilat duhet të barten në Kosovë dhe Sllovenia të perdoret si një shtyllë bazike e urës në relacionin Prishtinë Bruksel" theksoi Gërxhaliu.
Ai vazhdoi duke thënë se me krenari kosovaret e kujtojnë takimin në Canarijev Dome që është një kthesë revolucionare për Kosovën dhe një dëshmi e përkrahjes së pafundë të Republikës së Sllovenisë dhënë proceseve pozitive në Kosovë drejtë Pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë.
"E tëra kjo nënkuptonë se e kemi të sotmen dhe duhet bashkarishtë ta ndërtojmë partneritetin drjetë një ardhmërie më prosperuese dhe modelet e privatizimit, integrimit, harmonizimit të standardeve evropiane, format e avancuara të bashkëpunimit përmes investimeve të përbashkëta, qasje në burime investuese nga fondet Evropiane dhe bartja e dijenisë dhe përvojave Sllovene duhet të jenë qëllim i avancimit të bashkëpunimit në të ardhmen."
Në veqanti sundimi i rendit dhe ligjit, ngritja e përgjegjësisë individuale dhe institucionale sipas Gerxhaliut duhet të jenë shtyllat e eliminimit të dukurive negative që i karakterizojnë shoqeritë në tranzicion e në këtë rastë edhe Kosovën.
Prof. Dr. Ernest Petrič theksoi se në Kosovë është vërejtur një dinamizem i jashtëzakonshëm por i cili duhet të ketë edhe mbështetje dhe garancë ligjore dhe juridike. Funksionimi i këtyre parimeve bazike të demokracisë moderne janë në të njejtën kohë edhe parakushtet bazike në rrugëtimin drejtë families evropiane dhe sa më shpejtë që fillonë zbatimi i tyre në Kosovë do ti përshpejtoni proceset me efektivitet pozitivë të shumëanshëme.
"Prandajë më gëzon fakti që në Kosovë shohë njerëz dhe ekspertë të rinjë të shkolluar jashtë vendit dhe me një përvojë ndërkombëtare që mund të jenë potencial i përshpejtimit të proceseve pozitive, potencial të cilin Sllovenia nuk e posedonë."
"Duhet kuptuar se Kosova nuk ka problem me Brukselin dhe Kryeqytetet tjera por duhet të mirret me vetë veten dhe të gjitha sfidat të zgjidhën në Kosovë dhe platforma e minimizimit dhe zgjidhjes së këtyre sfidave është zhvillimi ekonomik i cili është ngushtë i lidhur me sundimin dhe implementimin e rendit dhe ligjit", theksoi ai.