Sunday Times: Greqia falimenton brenda 10 javëve
Londër, 16 janar - Falimentimin e Greqisë brenda 10 javëve të ardhshme parashikon gazeta Sunday Times, pas ndërprerjes së negociatave për PSI greke për reduktimin e borxhit, si dhe paaftësisë së vendit që të shlyejë aksionet shtetërore që skadojnë më 20 mars.
Sipas gazetës britanike, Greqia mund të falimentojë gjatë 10 javëve të ardhshme, duke tronditur monedhën e përbashkët euro.
Në qoftë se kjo do të ndodhë, atëherë Greqia është e detyruar të dalë edhe nga euro.
Udhëheqësit evropianë nuk duan të lejojnë falimentimin e Greqisë, por kjo nuk është më tabu, sidomos pas zhvlerësimit masiv të shteteve evropiane të premten e kaluar, duke shkaktuar probleme në Fondin e Shpëtimit të vendeve të zhytura në borxh të Jugut, shkruan artikulli në fjalë.