Sulmet ushtarake në Siri mund të dobësojnë ekonominë ruse
Moskë, 12 tetor - Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ndërhyrja ushtarake në Siri, dobëson edhe më tej ekonominë ruse.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ndërhyrja ushtarake në Siri, dobëson edhe më tej ekonominë ruse.
Në fakt, ekspertët vlerësojnë se Rusia, e cila ndodhet në krizë ekonomike për shkak të sanksioneve ekonomike dhe rënies së çmimit të naftës, nuk duhet të jetë pjesë e zonës në të cilën ka përleshje, konkretisht Sirisë.
\"Ndërhyrja ushtarak në Siri do të jetë kosto e lartë financiare për Rusinë. Rusia, ekonomia e së cilës këtë vit pritet të bjerë me katërpërqind, për shkak të sanksioneve dhe rënies së çmimeve të naftës ndodhet në një situatë edhe më të vështirë\", tha eksperti i lartë i Aleancës së Atlantikut, Anders Aslund.
Aslund konsideron se sulmet ajrore në Siri dhe veprimet në Ukrainë janë shpenzime të mëdha financiare për Rusinë, të cilat janë të rrezikshme për strategjinë e vendit, dhe stabilitetin e saj.
\"Rusia do ta ketë shumë vështirë me zgjerimin e operacioneve ushtarake në Siri,\" tha Anthony Skinner, Drejtor i organizatës Maplecroft, e cila merret me vlerësimin e rrezikut ekonomik.
Ai thotë se presidenti rus, Vladimir Putin është nën presion për shkak të situatës ekonomike në vendin e tij.
John Lough, nga Qendra Kërkimore Chatham House, vlerëson se operacionet ushtarake të Rusisë në Siri, mund të dobësojnë marrëdhëniet mes Moskës dhe
Arabisë Saudite, e cila është anëtare e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
\"Shtyrja e projekteve të gazit natyror dhe të energjisë bërthamore në Turqi, gjithashtu mund të shkaktojë dëme të mëdha për ekonominë ruse,\" tha Lough.
Sanksionet ndaj kompanive të caktuara dhe politikanëve në Rusi filluan në mars 2014, konkretisht pas protestave dhe akeksimit të Krimesë në fund të vitit 2013.
Pasi sanksionet e miratuara për të parandaluar aktivitetet e Rusisë në Ukrainë, nuk dhanë rezultate, vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në qershor të vitit 2014, miratuan vendimin mbi një paketë të re të sanksioneve ekonomike ndaj Moskës.
Sanksionet kanë të bëjnë kryesisht me sektorin bankar dhe të energjisë. Edhe pse kompanitë ruse presin për të marrë kredi nga kompanitë e Perëndimit, kjo nuk ndodhi.
Ndërkohë Moska zyrtare solli vendimin për të ndaluar importin e mishit, peshkut, perimeve dhe frutave, qumështit dhe produkteve të qumështit nga SHBA, BE, Kanada, Norvegjia dhe Australia për një vit.
Rusia me eksportin e naftës gjatë vitit të kaluar ka arritur të ardhura bruto kombëtare prej 68 përqind. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti për shkak të sanksioneve dhe rënies së çmimeve të naftës janë regjistruar humbje në ekonominë ruse prej tre përqind. Përveç kësaj, monedha ruse (rubla), ra me 40 përqind kundrejt dollarit amerikan.
Në këtë mënyrë, Fondi Rezervë i Rusisë duhej të përdorte fondet në shumë prej 13 miliardë dollarë për të kompensuar humbjen në buxhet, në tetë muajt e parë të këtij viti.