20 Nëntor 2024

Suficiti, shans për Greqinë që të falimentojë

Athinë, 14 gusht - Në një artikull të saj agjencia e lajmeve Bloomberg dhe gazetarja Megan Mc’Ardle, paraqesin një tjetër pamje, krejtësisht të ndryshme në çështjen e qëndrueshmërisë të borxhit grek dhe të programit të përshtatjes, rregullimit e disiplinimit fiskal.

Sikundër mbështet artikulli në fjalë i gazetares së njohur, analiste ekonomike, krijimi për herë të parë i suficitit primar në ekonominë greke i ndryshon raportet dhe përbën një shans të mirë për Greqinë që të falimentojë!

“Greqia ka një suficit primar për herë të parë pas shumë kohësh. Buxheti shtetëror vazhdon të jetë deficitar, pas edhe pagesave për sigurimet shoqërore, përqindjet dhe administratën lokale. Greqia mund të marrë kredi, që të mbulojë borxhin e saj, por, të paktën nuk merr kredi për financimin e shpenzimeve të tjera.

Qeveria shkurtoi shpenzimet me 8 miliardë euro, ose 20% për shtatë muajt e parë të vitit, ndërkohë që të ardhurat nga taksat janë rritur me rreth 11%, në 30.8 miliardë euro.

Një vakuum prej 1.9 miliardë euro është ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, por kjo përfaqëson një përmirësim të dukshëm në lidhje me vitet e mëparshme”- thuhet ndërmjet të tjerash në artikull.

“Përsa kohë që vendi kishte nevojë të marrë borxh para për të financuar nevojat e përditshme financiare ë saj, falimentimi ishte praktikisht i pamundur, pasi kundërshtimi i pagesave kundrejt kreditorëve do të nënkuptonte më tepër varfëri për popullin, më tepër masa shtrënguese, pasi burimi i  vetëm i mbetur  i sigurimit të parave do të mungonte.

Por në rast se të ardhurat nga pagimi i taksave do të vazhdojnë të jenë më të larta nga shpenzimet, një ngritje e mundshme e pagimit të kreditorëve do të ishte zgjidhja më e mirë për Greqinë, por edhe një vegël, që të kërkojë një tjetër prerje të borxhit të borxhit të jashtëm”,- vazhdon në artikullin e tij Bloomberg.

Gazetarja amerikane konstaton në analizën e saj se “Në qoftë se gjermanët vazhdojnë të kundërshtojnë të arrihet një marrëveshje për një prerje të re të borxhit, ose edhe për një ndihmë tjetër ekonomike drejt Athinës, do të prisja të dëgjoja se së shpejti do të çelej diskutimi për falimentimin e mundshëm nga ana e Athinës”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)