Suedia mbështet Kosovën me 3 milione euro për tatimin në tokë
Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Suedisë, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Andres Wollter.
Shtetit Suedez ka dhënë dhe vazhdojë të jap mbështetje për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili do ti hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.