15 Nëntor 2024

Suedia jep 3 milionë euro për ngritjen e kapaciteteve në Kryeministri

Prishtinë, 15 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim të ngarkuarin me punë Henrik Nilsson, si dhe Göran Paulsson konsull, njëherësh udhëheqës i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë.

Takimi u zhvillua pas nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet shtetit të Suedisë, të përfaqësuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe shtetit të Kosovës të përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, e cila do të mundësoj përkrahje shumëvjeçare për përmirësimin e zhvillimit të politikave në Kosovë.

Marrëveshja ofron mbështetje në një shumë të përgjithshme prej 30,000,000 Kruna Suedeze (përafërsisht 3 milionë euro) për  periudhën 2016 deri 2020 për ngritjen e kapaciteteve në administratën e Zyrës së Kryeministrit (ZKM) dhe ministrive të linjës, për përmirësimin e zhvillimit të politikave dhe implementimin e politikave në Kosovë, si pjesë e rëndësishme e procesit të vendimmarrjes dhe përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve të Kosovës.

Këto mjete do të ndahen për katër qëllime kryesore: avancimi i procesit për zhvillimin e politikave; ngritja e kapaciteteve dhe zgjerimi i aftësive të stafit kyç në ZKM për koordinimin dhe zhvillimin e politikave; dhe që përmes ZKM-së, të bëhet ngritja e kapaciteteve në ministritë e linjës për zhvillim të politikave si dhe nivelet adekuate të stafit të ngarkuar me zhvillim të politikave, koordinim dhe shqyrtim.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë takimit, ka çmuar lartë mbështetjen e madhe që Suedia ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa, falënderoi z. Nilsson dhe z. Paulsson për përkrahjen e cila do t’i jepet Qeverisë së Kosovës për përmirësim të zhvillimit të politikave dhe implementim të politikave.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e suksesshëm të projektit, në këtë fushë.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Suedisë, Henrik Nilsson, mirëpriti reformat në Kosovë, dhe shprehu përkushtimin e shtetit të tij për thellim të bashkëpunimit dhe për përkrahje të mëtejshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)