07 Nëntor 2024

Suedia i premtuan BQK-së mbështetje për projektin elektronik të pagesave

Prishtinë, 24 nëntor - Bashkëpunimeve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me bankat homologe dhe institucionet financiare ndërkombetare të Evropës dhe me gjërë i shtohet edhe bashkëpunimi me Bankën e njohur në botë, Riksbank e Suedisë.

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Bordit Prof. Dr. Bedri Peci dhe i përbërë nga anëtari i Bordit të BQK-së Nuhi Ahmeti, ZëvendësGuvernatori për Operacione Bankare Lulzim Ismajli dhe Udhëheqësi i Divizionit për Parandalimin e Pastrimit të Parave Labinot Preniqi, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Suedisë, Riksbank.

Delegacioni u takua me Kryesuesen e Këshillit të Përgjithshëm të Riksbank znj. Susanne Eberstein, Zëvendëskryesuesin e Këshillit të Përgjithshëm Michael Lundholm, Guvernatorin Stefan Ingves dhe Zëvendësguvernatorin z.Henry Ohlsson.

Me këtë rast, u diskutuan modeli dhe struktura qeverisëse në Bankën Qendrore të Kosovës dhe atë të Suedisë, gjendja e sektorit financiar, politika monetare, menaxhimi i rezervave shtetërore, rritja e efikasitetit të sistemit të pagesave dhe sfidat kryesore që ballafaqohet bankingu qendror në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e Bankës së Suedisë i premtuan delegacionit të BQK-së që t’i ofrojë mbështetje për projektin elektronik të pagesave përmes mobilit të quajtur “Swish” të cilin banka suedeze e ka implementuar kohë më parë.

Në përmbyllje të takimit Kryetari i Bordit të BQK-së z. Peci ftoi kryesuesen e Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Qendrore të Suedisë znj. Eberstein që në një të ardhme të afërt të vizitojë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila me kënaqësi e pranoi këtë ftesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)