Suedia e gatshme për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën
Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.
Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Nilsson rreth punës që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës në fushën e reformave ekonomike dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Znj. Bajrami, ndër të tjera, foli edhe rreth implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, përmirësimit të legjislacionit dhe infrastrukturës për punë të bizneseve.
Nga ana tjetër, ambasadori Nilsson shprehu gatishmërinë e shtetit suedez për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës në thellimin e marrëdhënieve ekonomike në interes të të dyja vendeve.