Sudani Jugor rrezikohet nga uria
Juba, 13 gusht - Rreziku për uri dhe raportimet për rritje të importimit të armëve mund të nxisë dhunë të re në Sudanin Jugor, ka deklaruar një delegacion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, duke kërkuar nga liderët e këtij shtetit që të zgjidh dallimet që ekzistojnë, raporton Reuters.
Së paku 10 mijë persona janë vrarë prej nisjes së luftimeve të ashpra në Sudanin Jugor në muajin dhjetor, në mes të forcave qeveritare të Presidentit Salva Kiir dhe përkrahësve të Riek Macharit, ish zëvendësi i tij dhe rivali politik.
Përpos problemeve të mëdha politike, shumë agjenci humanitare thonë se Sudani Jugor mund të përballet me rrezikun e urisë më të madhe prej asaj të vitit 1980, kur të ushqyerit e keq e goditën Afrikën Lindore dhe morën jetën e mbi 1 milion njerëzve.