Subvencionohet pagat për 130 vende të punës
Prishtinë, 21 janar - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me ambasadorin britanik Ruairi OConell dhe përfaqësuesin e UNDP-së, Andrew Rusell, nënshkruan sot marrëveshje për subvencionimin e 130 vendeve të punës.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri Abrashi tha se ky vit po niset me prioritetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për krijimin e vendeve të reja të punës, aftësimin dhe riaftësimin e të rinjve për ti përgatitur ata për tregun e punës.
Ky projekt synon që në një periudhë dymbëdhjetë mujore të fillojmë me aftësimin profesional, pastaj edhe subvencionimin e pagave, praktikë kjo që ka funksionuar shumë mirë vitin që shkoi. Me këtë ne synojmë ti aftësojmë dhe integrojmë punëkërkuesit në tregun e punës.\"
\"Ky projekt është i hapur për të gjithë, por ka preferencë për punëkërkueset femra dhe në sektorët të cilët, ne si ministri së bashku me partnerët tanë, mendojmë se janë sektorë të cilët mund të gjenerojnë vende të reja të qëndrueshme të punës, siç janë përpunimi i drurit, metalit, tekstilit, teknologjisë informative dhe në prodhimet bujqësore, tha ministri Abrashi, duke bërë të ditur se ky pilot projekt fillon me 130 punëtorë, të cilëve do tu subvencionohet pagat për 12 muaj.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadori britanik Ruairi OConell tha se papunësia në Kosovë është shumë e lartë, dhe të gjitha sondazhet tregojnë se papunësia është shqetësimi i parë në Kosovë apo i dytë.
Në të njëjtën kohë universitetet janë plotë me studentë, por bizneset ankohen për mungesë të aftësimit profesional të fuqisë punëtore. Për ne, Ambasadën Britanike, dhe për mua personalisht, zhvillimi ekonomik dhe punësimi është prioriteti më i rëndësishëm, sepse është në interes jo vetëm të Kosovës, por gjithashtu edhe të Britanisë, sepse me këtë do të kemi paqe, stabilitet dhe prosperitet.\"
\"Ashtu siç ju kërkoni një Kosovë prosperuese dhe të zhvilluar edhe ne si miq që jemi këtu, do të vazhdojmë të ndihmojmë institucionet e Kosovës për të krijuar një Kosovë më të mirë, tha ambasadori OConell.
Ndërkaq përfaqësuesi i UNDP-së, Andreë Rusell, theksoi se duhet të krijohet një situatë shumë më e mirë e punësimit në Kosovë dhe një ekonomi e qëndrueshme që bazohet në burimet kosovare, të cilat ekzistojnë.
Rinia e Kosovës ka kapacitete të mëdha që duhet të përdoren për rritjen e ekonomisë dhe dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj. Jemi duke punuar të ndihmojmë ambientin ku punoni, tha Rusell. Ai shtoi se ekziston një partneritet i shkëlqyeshëm me MPMS-në, me të cilën kanë bërë një punë të mirë dhe se tani duhet vetëm priten rezultatet.