07 Nëntor 2024

Stuhitë pritet të dëmtojnë rritjen e ekonomisë amerikane

Washington, 12 shtator - Ndërsa në Florida po fillon sot vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga uragani Irma, sipas ekonomistëve, stuhia Harvey që goditi Teksasin dhe Irma që po vazhdon të kalojë nëpër Florida, tashmë si stuhi tropikale, do të kenë një ndikim të madh mbi rritjen ekonomike në Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, ekonomistët, të cilët folën me Zërin e Amerikës, thonë se dëmtimi i ekonomisë amerikane ka të ngjarë të jetë jetëshkurtër.

Uragani Harvey në Teksas dhe Irma në Floridai dhanë dy goditje të njëpasnjëshme ekonomisë amerikane, që shumë pak njerëz e prisnin, thotë analisti Mark Hamrick i Bankrate.com.

"Nuk më kujtohet një kohë kur ne jemi përballur me dy stuhi kaq të mëdha brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, kjo është një goditje mjaftë e madhe ndaj ekonomisë së Shteteve të Bashkuara".

Në bazë të disa parashikimeve, dy stuhitë e njëpasnjëshme mund të eliminojnë deri në një përqind të rritjes ekonomike prej tre përqindësh të parashikuar për tremujorin e tretë të vitit.

Por anlaisti Hamrick thotë se nuk mund t’i dimë me saktësi pasojat deri pas vlerësimit të dëmëve të shkaktuara nga stuhia Irma.

"Sipas disa vlerësimeve, do të ketë një pakësim me deri 0,5 përqind të aktivitetit ekonomik osetë Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë nga stuhia Harvey. Ende nuk e dimë ndikimin nga stuhia Irma, por pa dyshim se ajo do të ketë një ndikim të madh negativ mbi ekonominë".

Duke marrë parasysh evakuimet masive dhe anulimin e mijëra fluturimeve drejt destinacioneve turistike, ekspertja e industrisë së hoteleve, Kelsey Blodget, ka frikë nga skenari më i keq.

"Nëse shohim një mbyllje masive të aeroporteve në Floridën e Jugut, kjo do të kishte pasoja të mëdha. Mbyllja mund të zgjasë për disa javë. Kjo ndodhi me uraganin Harvey. Aeroporti i Hjustonit nuk do të rihapet deri të premten, pra dy javë pas stuhisë".

Ritmi javor i papunësisë është në rritje pas stuhisë Harvey dhe do të përkeqësohet në ditët pas stuhisë Irma. Por kjo nuk ka të ngjarë të shkaktojë dëme serioze afatgjatë në ekonominë amerikane, thotë Gus Faucher, ekonomist i kompanisë PNC.

"Natyrisht që ka shkatërrime në aspektin afat-shkurtër. Do të ketë njerëz që do të humbasin vendet e tyre të punës, por më pas do të ketë një shtim të aktivitetit ekonomik. Pra, do të kemi më shumë vende pune, pasi të fillojë rrjedhja e fondeve të rindërtimit nga kompanitë e sigurimeve dhe agjencitë federale, pra do të ketë shumë rindërtime".

Pavarësisht ndihmës tashmë të miratuar federale prej miliarda dollarësh për zonat e përmbytura, kompania IHS Markit thotë se humbësit më të mëdhenjë mund të jenë kompanitë e sigurimeve. Sipas kompanisë IHS Markit, Harvey pritet të jetë uragani i dytë ose i tretë më i kushtueshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)