15 Janar 2025

Studimi: Paraja nuk blen lumturi, por lumturia sjell para

Londër, 22 nëntor - Paraja nuk mund të blejë lumturi, por lumturia mund të përmirësojë gjendjen financiare.
 
Një studim i kryer nga shkencëtarë nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.
 
Ndërsa studimi nuk gjen një shkak dhe efekt të drejtpërdrejtë, ai tregon se adoleshentët e lumtur kishin më shumë gjasa për të marrë një diplomë kolegji, apo të gjejnë një punë dhe të bëjnë karrierë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre më pak të lumtur.
 
Të dhënat vijnë nga një studim afat-gjatë mes më shumë se 10.000 adoleshentëve amerikane në moshat 16, 18 dhe 22 vjeç si dhe nga krahasimi me të ardhurat e tyre vjetore në moshën 29 vjeç.

Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre, botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, tregojnë se krijimi i mjediseve emocionalisht të shëndetshëm në shtëpi është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se lumturia është një objektiv universal, por edhe sepse ajo sjell përfitime ekonomike për individët dhe shoqërinë si një e tërë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)