Studentët nga UP dhe Kolegjet private do të fillojnë punën praktike
Prishtinë, 30 maj - Ministria e Financave njoftojnë studentët e Grupit të Tretë (III) të Universiteti të Prishtinës Hasan Prishtina dhe Kolegjeve private, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencitë vartëse të saj, se puna praktike do të fillon nga 1 qershor deri më 31 gusht 2017.
Të gjithë studentët që janë të përzgjedhur sipas Listave, duhet të paraqiten dhe të fillojnë punën praktike me datë 01.06.2017, në Ministrinë e Financave apo agjencitë vartëse të saj, pra në institucionin e caktuar sistemuar paraprakisht për angazhim në punë praktike.
Angazhimi i studentëve për punë praktike në Ministrinë e Financave apo agjencitë vartëse të saj, bëhet duke u bazuar në Memorandumet e Bashkëpunimit që Ministria e Financave ka nënshkruar me Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina dhe Kolegjet private