24 Dhjetor 2024

Studentët informohen për stabilitetin makroekonomik

Prishtinë, 17 maj - Departamenti i Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar - Divizioni i Makroekonomisë ka mbajtur sot ligjëratë virtuale me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës me temën ‘Çfarë është stabiliteti makroekonomik’.

Ligjërata është mbajtur për studentët e vitit të parë, si pjesë e lëndës së Makroekonomisë, ku udhëheqësja e divizionit, Esida Bujupi ka bërë  prezantimin mbi rolin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, konkretisht të Divizionit të Makroekonomisë në procesin e hartimit të buxhetit, sigurimit të stabilitetit makro-fiskal dhe ruajtjen e rregullave fiskale.

Studentët pjesëmarrës në këtë ligjëratë bashkë me ligjëruesen Esida Bujupi diskutuan për sfidat në sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, si dhe përmirësimin e transparencës fiskale. Ata gjithashtu u pajtuan se pandemia ka krijuar sfida domethënëse fiskale, por se financat e qëndrueshme publike janë thelbësore për një rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë, si dhe treguan interesim mbi angazhimin e tyre në të ardhmen në institucionet publike.

 Ligjërata e mbajtur në Fakultetin Ekonomik është organizuar nga Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Divizioni i Makroekonomisë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me mbështetje të Programit të USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve planifikon të mbajë një seri të ligjëratave të tilla në të ardhmen në universitetet private dhe publike në Kosovë për të zgjeruar njohuritë e ekonomistëve të ardhshëm mbi rëndësinë e stabilitetit makro fiskal, si dhe për të rritur ndërveprimin e politikëbërjes publike me akademinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)