Studentët e ekonomikut do të mbajnë praktikën në fabrika
Prishtinë, 1 dhjetor - Aleanca Kosovare e Biznesve (AKB) ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, për ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të njohurive profesionale dhe akademike, si dhe për qëllim të ndërlidhjes së mësimit akademik me punën praktike dhe anasjelltas.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se AKB-ë do të jetë e përkushtuar me obligimet që ka marr me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Ne kemi numër të madh të bizneseve dhe ato kanë nevojë për aftësime profesionale edhe më tutje dhe Fakulteti Ekonomik, ka stafë të fuqishëm akademik që kemi nevojë për ju dhe njëkohësisht edhe studentët kanë nevojë për mbajtje të pjesës praktike nëpër kompani vendëse ku janë mbi 10 mijë, tha Agim Shahini.
Ai shprehu gatishmërinë e AKB-së dhe prodhuesve që stundentët të jenë pjesë praktike në mënyrë që të nisinn me ecuritë e menaxhimit të kompnive, prodhimit dhe teknologjisë.
Në të ardhmën do të shkëmbejmë edhe ide për projekte të ndryshme, të cilat do ta fuqizojnë rolin intsitucional të dy instituciomeve tona dhe kjo do të fuqizojë edhe më shumë spektrin akademik, mjedisor dhe spektrin e gjerë publik duke i bashkërenduar përpjekjet tona për krijimin e një vlere sa më të mirë për zhvillimin e Kosovës dhe të biznesit, tha kreu i AKB-së.
Sipas tij studentët e UP-së kanë nevojë të jenë më shumë nëpër kompani vedëse. Teoria e cila mësohet në fakultetet e vendit kanë nevojë edhe për praktik, kjo do të funksionoj shumë mirë dhe do të shkoj drjet avancimit të njohurive të reja edhe për afaristët por edhe për institucionet akademike.
Skender Ahmeti, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, tha se së bashku me AKB-në do të sistemojnë grumbullin e studentëve që diplomojnë në Fakultetin Ekonomik, ku pos njohurive teorike të përfitojnë edhe përvojën praktike tek bizneset.
Bizneset mund të ofrojnë shumë gjëra materiale për rregullimin e infrastukturës, por edhe fakultetet mund të ofrojn kuadro të cilat do të punësohen dhe tia shohin harjin. Përfitimi është i dyanshëm, tha dekani Skender Ahmeti.
Ai tha se kanë edhe marrëveshje tjera me institucionet, por me këtë marrëveshje me AKB-në pretendojmë që një numër të konsiderueshëm të studentëve ta shpërndajmë nëpër ndërmarrje të ndryshme për praktik dhe pse jo edhe të mos punësohen. Perspektiva e kësaj eknomike është tek biznesi privat.