05 Nëntor 2024

Studentë të Universitetit Veror mësojnë për rolin e BQK-së

Prishtinë, 19 korrik - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti bashkëbisedoi me studentë të edicionit të 19-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës rreth rolit të BQK-së në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe funksionimit të sektorit financiar.

Guvernatori Mehmeti me këtë rast theksoi  se Kosova ka një sistem financiar stabil, i cili çdo ditë e më tepër po luan rolin e tij të rëndësishëm në përkrahjen e zhvillimit ekonomik të vendit,  dhe sektori bankar si komponent kryesore e sistemit financiar në vend karakterizohet me rritje të vazhdueshme te zhvillimit në të gjithë indikatorët e saj.

“Falë stabilitetit, ky sektor është çdo ditë e më tërheqës për investitorët e jashtëm. Stabiliteti Financiar te cilin e gëzojmë sot është rezultat politikave rigoroze fillimisht të licencimit dhe më pas edhe të mbikëqyrjes dhe rregullimit të institucioneve financiare që operojnë në tregun tonë."

"I gjithë angazhimi i BQK-së në këtë drejtim është i udhëzuar me direktiva të Bashkimit Evropian, dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi  me Bankën Qendrore Evropiane. Si rezultat, BQK-ja ka nisur me  zbatimin e kërkesave të Bazel 3 që aktualisht po aplikohet në Bashkimin Evropian."

"Gjithashtu,  kemi zhvillime pozitive edhe në sektorin e sigurimeve dhe në atë të institucioneve mikrofinanciare dhe atyre financiare jobankare”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër drejtuesit dhe studentët e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës parashtruan pyetje të ndryshme për funksionimin e sektorit financiar në Kosovë dhe falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëbisedimin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)