Struktura e re organizative e ATK-së
Prishtinë, 16 mars - Sot gjatë ditës, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, në një takim të mbajtur me Menaxhmentin e Lartë të ATK-së, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Financave, bëri publik Strukturën e Re Organizative të ATK-së.
Drejtori i Përgjithshëm informoj se në bazë të përgjegjësive të përcaktuara me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, me datë 15 Mars 2016 ka nxjerrë Vendim mbi Strukturën e re Organizative të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ai tha se Struktura e re Organizative është rezultat i punës së përbashkët të Menaxhmentit të Lartë, si dhe mbështetjes nga ekspert të jashtëm, FMN, GIZ dhe USAID (posaçërisht e eksperteve të FMN-së). Kjo Strukturë Organizative është në harmoni me Ligjin për Administratën Shtetërore dhe e njëjta do ti shërbej edhe Agresionit të të Hyrave, i cili do të formohet me bashkimin e ATK-së dhe Doganës.
Ministri i Financave, z. Avdullah Hoti, iu uroj suksese Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të ATK-së për aprovimin e Strukturës së re Organizative, njëkohësisht përgëzoj të gjithë personat të cilët kontribuan në formimin e kësaj strukture. Gjithashtu, Ministri ofroj mbështetjen e Ministrisë së Financave në realizimin e objektivave të ATK-së.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së është zotuar se rezultatet e kësaj Strukture të re Organizative do të shihen në gjashtëmujorin e dytë, pra pasi të bëhen ristrukturime, si në Zyrën Qendrore, ashtu edhe në Zyrat Regjionale.
Në fund të këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Ministrin e Financave për mbështetje, si dhe Menaxhmentit të Lartë të ATK-së i uroj suksese në punët në vazhdim.