02 Maj 2024

Stresi i euros mbërrin në Hollandë

Amsterdam, 3 maj - Mes të gjithë njerëzve të goditur nga borxhet dhe masat e kursimeve në Europë, hollandezët e pasur dhe të famshëm si njerëz të kujdesshëm kanë mbetur gjithmonë jashtë vëmendjes.

Ky bastion i vetëpërmbajtjes u bë qendër e problemeve ekonomike në eurozonë javën e kaluar, kur qeveria u rrëzua pasi nuk u arrit marrëveshje se si të kryhen shkurtimet e nevojshme për të shmangur deficitin dhe rritjen e borxhit.

Rënia e qeverisë në Hollandë riktheu vëmendjen te frika e shumë ekonomistëve që besojnë se masat e kursimit, në vend që ta shpëtojnë Europën nga kriza, rrezikojnë ta zhysin atë më thellë.

Për Hollandën ky është testi më i fortë ekonomik që kur vendi u bë anëtar themeltar i zonës Euro më 1999. Javën e kaluar, ndërsa përballej me një krizë që mund të rrëzojë vlerësimin e kreditit të vendit, që aktualisht është i shkëlqyeshëm, qeveria teknike tentoi të kryejë 14 miliardë euro shkurtime shpenzimesh dhe rritje taksash. Udhëheqësit politikë pranuan se plani do të vonojë më shumë rikthimin te rritja ekonomike.

Në vend që të protestojnë në rrugë, sicc bëjnë grekët, spanjollët e italianët, shumë hollandezë po përballen me kohët e vështira me vendosmëri karakteristike.

“Ky vend i ka paguar gjithmonë borxhet e veta dhe qeveria duhet të ecë përpara në këtë rrugë në mënyrë që të vendosë financat nën kontroll,” thotë Ellen Bijl, një shitëse në dyqanin Montblanc ku tregohen stilolapsa e objekte të tjera luksi në rrugën më të shtrenjtë tregtare të Amsterdamit.

“Njerëzit janë të frikësuar për të ardhmen,” thotë ajo duke treguar etiketat në vitrinë që flasin për ulje deri në 50 për qind, ndërsa konsumatorët rrinë larg. “Por është më mirë të përballemi me realitetin dhe të lëvizim më tutje,” shton ajo.

Bijl flet me eksperiencën e vet. Për 20 vjet ajo jetoi në emigrim duke drejtuar biznesin e vet të vogël në Greqi dhe u krye vetëm së fundmi në atdhe pasi Greqia u zhyt në kolaps ekonomik.

Borxhi publik i Hollandës është aktualisht 65.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është shumë i vogël në krahasim me atë të Francës (85.8 për qind) apo Gjermanisë, (82.1).

Gjithsesi, deficiti buxhetor i Hollandës është 4.6 për qind e PBB-së dhe rrjedhimisht mbi kuotën 3 për qind të kërkuar nga Bashkimi Europian, ndërkohë që recesioni po e bën më të vështirë pagesën e detyrimeve. Deficiti natyrisht është shumë më i ulët se sa ai i Greqisë, (9% e PBB-së) apo Irlandës, (13%).

Por situata e bën të vështirë për Hollandën të vijojë të mbajë qëndrimin e vet në Eurozonë mbi domosdoshëmërinë e disiplinës fiskale.

Dhe Hollanda i ka të gjitha arsyet të këkojë nga 16 vendet e tjera anëtare të jenë të kujdesshëm. Deri kohët e fundit, ky vend ka përfituar shumë nga anëtarësia në Euro, pasi mallrat dhe shërbimet holandeze janë treguar më lirë se sa do të qenë në rast se vendi do të kishte një monedhë të vetën.

Pavarësisht përmasave të veta të vogla dhe popullatës prej vetëm 16.6 milionë banorë, Hollanda ka patur gjithmonë rëndësi më të madhe se sa pesha e saj si një lider botëror dhe atdheu i gjigantëve si Unilever, Philips, Heineken dhe Shell.

Këto e kanë bërë Hollandën ekonominë të pestë më të madhe të Eurozonës dhe i kanë dhënë vendit vlerësimin më të lartë të kreditit në nivelin AAA, njësoj sicc e kanë edhe Gjermania, Finlanda e Luksemburgu.

Por së fundmi, Hollanda ra në recesionin e vet të dytë në tre vjet pasi kriza e euros dobësoi fqinjët e vet. Rreth 85 për qind e ekonomisë së Hollandës prej 509 miliardë eurosh konsiston në eksporte të dërguara më së shumti në Europë. Rotterdami është aktualisht porti më i madh në Europë, por aktiviteti i qytetit do të qëndrojë pa u rritur këtë vit.

Krerët e kompanive më të mëdha të Hollandës së fundmi firmosën një letër të përbashkët duke iu lutur udhëheqësve të Europës “të veprojnë me vendosmëri” për të zgjidhur krizën e borxheve që tashmë ka hyrë në vendin e tretë.

Disa kompani besojnë se masat e kursimit e kanë përkeqësuar më shumë situatën. Në raportin e vet vjetor, Unilever, gjigandi i prodhimit të mallrave të konsumit që ka nën pronësi marka të tilla si sapunët Dove apo çajrat Lipton, citoi shkurtimin e shpenzimeve të qeverive, rënien e të ardhurave të popullsisë si dhe papunësinë si shkaqe të gjendjes së pakënaqshme financiare.

Megjithatë, shumë drejtorë hollandezë besojnë se shkurtimet e shpenzimeve në shtëpi janë të nevojshme për të riparuar financat e vendit. 2 Maj 2012

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)