20 Nëntor 2024

Strehimi dhe punësimi mbeten brengat kryesore të qytetarëve

Mitrovicë, 25 korrik - Strehimi dhe punësimi kanë qenë temat kryesore, në të cilat janë fokusuar pjesëmarrësit në takimin e katërt publik me qytetarë që u mbajt të enjten në Komunën e Mitrovicës.

Shumica prej tyre kanë adresuar problemet e tyre personale, duke kërkuar mbështetje nga drejtuesit komunalë.

Në anën tjetër, kryetari i komunës, Avni Kastrati, i cili kryesoi mbledhjen, shprehu mirëkuptim për hallet e qytetarëve.

“Jemi të vetëdijshëm se rrethanat në Mitrovicë kanë bërë që strehimi dhe punësimi të jenë brengë për ne të gjithë, për çka po punojmë shumë që të zbusim situatën”.

Në këtë kontekst, ai përmendi procesin e rindërtimit në veri, ku deri me tani janë rindërtuar rreth 200 shtëpi.

“Në veri tashmë janë kthyer shumë familje. Jemi duke vazhduar të punojmë  në mënyrë që të gjithëve t’u zgjidhet problemi”.

Ndërsa sa i përket punësimit, kryetari Kastrati, tha se ky është një problem shumë kompleks. Ai përmendi se punësimi është një sfidë jo vetëm për mitrovicasit, por për të gjithë në Kosovë.

Megjithatë ai theksoi se në kuadër të projekteve që janë duke u realizuar në dy vitet e fundit në Mitrovicë janë hapur rreth 1 mijë e 500 vende të reja pune.

Në këtë takim drejtuesit komunalë i njoftuan qytetarët e pranishëm për ecurinë e takimeve dëgjimore sa i përket planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm si dhe për vendimet dhe rregulloret e miratuara në Kuvendin e Komunës.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)