Strauss-Kahn: evropianët reagojnë shumë ngadalë
Washington, 9 dhjetor - Shefi i Fondit Monetar ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn është ankuar për ritmin e ngadalshëm të evropianëve, në aplikimin e mekanizmave për menaxhimin e krizave ekonomike.
Reformat e vendosura janë urgjente dhe të domosdoshme, por mungojnë mbikqyrja dhe zgjidhja efektive e krizave, tha Strauss-Kahn gjatë një forumi të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Po ashtu, shtetet e prekura si Greqia dhe Irlanda, vunë në pah nevojën për të ashtuqujaturit "mekanizma për zgjidhjen e krizave".
Megjithatë euro nuk është e rrezikuar. Por gjendja në Evropë është shqetësuese dhe e ardhmja më e pasigurtë se asnjëherë më parë, ka theksuar shefi i FMN-së.