14 Maj 2024

Straus: Shqipëria larg problemeve të krizës

Tiranë, 24 prill - Stephen Barclay Straus, ekonomist me eksperiencë në veprimtari biznesi e bankare në Europën Juglindore, Perëndimore dhe SHBA, shprehet optimist se Shqipëria do të mund të kalojë përtej krizës që ka përfshirë vendet fqinje të saj dhe do të ndjekë rrugën pozitive të zhvillimit.

I pranishëm në Tiranë, në konferencën mbi problemet ekonomike, që po organizohet nga Universiteti Evropian i Tiranës, Straus theksoi se sistemi bankar është i mirëkapitalizuar dhe bankat kanë regjistruar një rritje të depozitave.

“Shqipëria nuk aplikon programe shtrënguese si vendet periferike të Eurozonës për të korrigjuar pabarazitë fiskale dhe të borxhit. Eshtë kjo arsyeja që e bën Shqipërinë të qëndrojë larg problemeve aktuale të krizës në vendet e monedhës euro”, tha ai.

Duke analizuar krizën greke dhe efektet e saj mbi ekonominë shqiptare, eksperti shpjegoi se kriza në Eurozonë nuk është e lidhur drejtpërdrejt me Shqipërinë, por me vendet si Italia dhe Greqia, që kanë lidhje me tregtimin e produkteve shqiptare dhe kjo mund të ndikojë kryesisht tek eksportet. Por mund të them, vijoi ai, se me vendet e tjera Shqipëria ka mundësi të tregtojë produktet e saj dhe kompanitë të zhvillohen.

“Unë jam optimist se Shqipëria do të mund të kalojë përtej krizës, që tashmë ka përfshirë vendet fqinje të saj dhe të shkojë në rrugë pozitive. Ky është këndvështrimi im”, deklaroi Straus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)