15 Nëntor 2024

Strategjia anti-Korrupcion në prokurim publik dhe tregti ilegale

Prishtinë, 7 janar - Seremb Gjergji ka shpalosur strategjinë Anti-Korrupcion në fushen e Prokurimit Publik.

\"Korrupsioni, në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin mund të ndalohet. Përveç vullnetit politik, së pari ka nevojë për mekanizmat parandalues\", ka theksaur ai në një konferencë për emdia.

Sipas tij kjo Strategji paraqet hapat që ndalojnë Korrupsioni deri në maksimum në dy drejtime:

1. Prokurim Publik – aktualisht shpenzohen €300-350 milion euro në vit dhe,

2. Tregtia (Importi i Mallrave) ku qarkullimi me mallra ilegalisht është në vlerë rreth €5 miliardë euro (jo milionë) në vit – duke mos llogaritur hyrjet legale që arrijnë rreth €3 miliardë euro – sipas Ministrisë së Financave.

Strategjia ndihmon procesin e anëtarësimit në BE dhe Liberalizimit të Vizave. Kryeministër, Prokurimi Elektronik nuk e ndalë korrupsionin. Aktualisht të gjitha aplikimet dërgohen në mënyrë elektronike. Madje as nuk i kursen Buxhetit të Kosovës €80 milion euro. Keni rënë pre e kalkulimeve amatore të disa njerëzve në Qeveri. Pyetja ime është: kush ka të drejtë t’i fshij aplikimet? Ju njoh nga viti 1996 dhe e di qe jeni më i fuqishëm!

Ambasador Delaëie, ky dokument vë në jetë masa institucionale të cilat parandalojnë deri në 90% tërë SPEKTRIN e korrupsionit në vend. Aplikimi i këtij dokumenti largon një pjesë të madhe nga skena korruptive, ndërsa Spektrin tjetër e vë para drejtësisë. Ambasador i dashur dhe i respektuar, ta shohim se a do të ndihmoni t’i veni këto masa në fuqi. Kërkesa imë vlen për vendet aleate dhe mike të QUINT-it!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)