Strategja 5.5 miliardë euro, rrit Buxhetin e Kosoves
Prishtinë, 24 gusht - Marrëveshja për Asocim Stabilizim me Bashkimin Evropian është arritur. Këtë e ka konfirmuar edhe Këshilli i Sigurimit në takimin e se premtes. Nga 1 janari i vitit 2016, pritët që Kosova mos të ketë më DOGANA. Kjo nënkupton që Buxheti i Konsoliduar i Kosovës të shkurtohet për rreth 650 milion euro.
Kjo nënkupton largim masiv nga puna në sektorin publik në Kosovë nga Qeveri e deri tek Komunat. Kompanitë publike që marrin subvencion nga shteti do të bankrotojnë dhe ekonomia bie nën zero.
Aplikimi i kësaj Strategjie (http://seremb.com/StrategjiaKosoves.aspx) që gjendet në ueb faqen Serembi për Kosovën; jo vetëm që e parandalon rënien, por e arrin të kundërtën rritje enorme të buxhetit të konsoliduar të Kosovës deri në vlerën 5.5 miliard euro. Kjo arrihet duke aplikuar Kthimin e TVSH-së në fund të vitit për të gjitha familjet në Kosovë. Ky kthim i TVSH-së nënkupton pasurim të secilës familje veç e veç deri në 1300 euro. Por, më e rëndësishme, nënkupton pasurim i buxhetit qendror dhe komunal.
Strategjia shtynë qytetarin që të orientohet drejt BLERJES (consumer oriented) ku pasurohet shteti, biznesi dhe qytetari. Në të njëjtën kohë rritet prodhimi vendor që do të rritet edhe numri i të punësuarve. Me aplikimin e kësaj strategjie, brenda 5 vjetëve Kosova do të ketë nevojë edhe për forcë punëtore nga jashtë. Pra, Strategjia ka vetëm efekt pozitiv.
Aplikimi i kthimit të TVSH-së vjetore bazohet në tre formular: 1. Formulari i kthimit 100% i TVSH-së për shpenzimet në Pronë, Ndërtim, Rindërtim dhe në Pasuri të Patundshme. 2. Kthim 70% i TVSH-së për të gjitha blerjet në Tekniken e Bardhë, dhe; 3. Ushqimore dhe Veshmbathje hyjnë të gjitha blerjet e përditshmërisë për nevoja familjare/personale nga orenditë, kabinete, veshmbathje, ushqimore, turizëm, ngjarje kulturore, komunikim (telefoni, interneti), transport, shëndetësi, shkollimi, etj do të kthehet TVSH nga numri i anëtarëve të familjes.
Për një person kthehen 50%, dy persona 55%, tre persona 60%, 4 persona 65% 5 persona e më shumë në familje u kthehet 70% të TVSH-s prej 16% sa aplikohet me ligj në Kosovë.
Me këtë veprim, shtynë të gjithë qytetarët të blejnë vetëm aty ku ka Kupon Fiskal. Në këtë mënyrë obligohet çdo biznes të aplikoi Arkën Fiskale për të cilën parashoh një pagesë minimale në muaj prej 8.33 eurosh, apo 100 euro në vit. Shteti pas 16 vjetëve, e sjellë në fund Informalitetin dhe Kontrabandën në tërë territorin e Kosovës.
Secili biznes duhet të regjistroj çdo produkt që shet dhe secili produkt duhet ta ketë origjinën e blerjes. Dorëzimi i Kuponëve Fiskal nga ana e qytetarit, nënkupton se mund të ndiçet çdo produkt pamarre parasysh madhësinë.
Pra, shteti ynë arrijnë të fus në fuqi dhe kontroll këta faktor:
Rritja e buxhetit në 5.5 miliard euro
Ndalja e INFORMALITETIT dhe KONTRABANDËS
Pasurohet secila familje mesatarisht deri në 1300 çdo vit
Pasurohet secila Komunë, sepse qytetari paguan taksat nga kthimi i TVSH-së
Kjo strategji i ulë interesat bankare deri në 2% për investim në Pasurinë e Patundshme
E heqim TVSH-në që aktualisht aplikohet në pika kufitare nga dogana e Kosovës.
Me këtë Strategji, të gjitha bizneset pa Arkë Fiskale, nuk do të ketë as Fitim e as Biznes për askënd që përkrahë Informalitetin.
Poashtu e ulim instalimin e Arkës Fiskale në 8.33 në muaj apo 100 në vit
Plotësimi i të gjitha standardeve ekonomike me BE-në.
Para të mjaftueshme për të ngritur prodhimin e brendshëm dhe zhvilluar ekonominë.
Ligjërisht, nuk ka asnjë pengesë as në aspektin ekzekutiv e as në aspektin legjislativ. Nga të gjitha drejtimet, procesi është shpejt i realizueshëm dhe shpejtë i arritshëm. Ministri i Financave në bashkëpunim me Guvernatorin e BQK-së dhe Shefin e ATK-së, deri në shtator mund të procedojnë të gjitha ndryshimet (amandamentimet) e nevojshme për votim në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, KUVENDARËT, me tu kthyer nga pushimi i verës, mund ta votojnë ndryshimet ligjore të ligjeve përkatëse.
Shteti i Kosovës ka nevojë për një zhvillim të shpejtë ekonomik dhe politik dhe kjo Strategji është njëra ndër mënyrat më të arritshme dhe më të shpejta; dhe 100% të sigurta. Nevojitet vetëm vullneti i Qeverisë sonë. Tash për tash ky vullnet është në pikëpyetje!
Kryeministër Mustafa, a jeni gati ta Zhvilloni Shtetin dhe Pasuroni Qytetarin?