05 Maj 2024

Stopanska Banka serish në shitje

Shkup, 4 shkurt - Stopanska Banka – Bitola“ prolongoi afatin për shitje, deri në fund të majit banka do të punojë në riformim të shumicës së pakosë e cila do të ofrohet në shitje.

Kjo është hera e tretë për shitjen e Bankës, pasi nuk arritën dy radhët e para në vitin 2008.

Nga „Stopanska Banka – Bitola“, nuk dëshirojnë të komentojnë nëse tashmë ka interes për pakonë e aksioneve që do të ofrohet në maj.

Një pjesë e brokerëve me të cilët bisedoi „Makfaks“-i kësaj radhe janë optimistë se Banka do të shitet, ndërsa një pjesë e tyre komentojnë se Banka para se gjithash po formon pakonë që të mbrohet dhe të vendoset në pozitë në të cilën do të mund të caktojë kushte, si dhe të tregojë para aksionerëve se punon në gjetjen e partnerit strategjik i cili është i nevojshëm për Bankën.

Aksioner më i madh në „Stopanska banka – Bitola“ i cili posedon 28.5 për qind të kapitalit janë një grup i investitorëve të huaj, e menjëherë pas tyre vjen kombinati bujqësor „Pelagonia“, i cili posedon mbi 21.4 për qind të kapitalit themelues. Aksionet tjera janë në pronë të aksionerëve tjerë më të vegjël

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)