Stopanska banka prej 1 nëntorit i shndërron bankomatet në filiale
Shkup, 31 tetor - "Stopanska banka" paraqiti një prodhim krejtësisht të ri në tregun bankarë në Maqedoni.
Më zgjidhjet më të reja teknologjike, bankomatet prej 1 nëntorit do të shndërrohen në filiale të vogla përmes të cilave qytetarët do të mund të realizojnë shumë shërbime.
Do të mund të paguhen llogaritë, të transferohen para nga njëra në llogarinë tjetër në bankë, të paguhen këstet për kredi dhe për kartela si dhe do të mund të marrin një mini raport mujor për kartelën kreditore.
Kjo procedurë është shumë e thjeshtë, duhet të keni vetëm kartelë debi ose kreditore të Bankës dhe të dihet numri i faturës, e cila duhet të paguhet. I gjithë shërbimi është pa provizion dhe harxhime plotësuese.