16 Nëntor 2024

Stavileci premton mbështetje për përmirësimin e mjedisit binesor

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në një takim kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili shoqërohej nga disa drejtues të bizneseve të fushave që kryesisht mbulohet nga kjo ministri, me të cilët ka diskutuar për mjedisin biznesor, sfidat energjetike dhe mundësitë e eliminimit të barrierave aktuale.

Ministri Stavileci pas takimit tha se përfaqësuesve të biznesit u ka prezantuar planet e Qeverisë për fushat që lidhen drejtpërdrejtë me to, si mund të jenë ato konkurruese, duke ditur se barriera numër një e të bërit biznes është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

Me këtë rast, Stavileci ka përmendur edhe iniciativat për krijimin e fondeve zhvillimore, siç janë fondi për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike dhe fondi për Efiçiencë së Eenergjisë dhe BRE, që do të jenë mbështetës për bizneset ekzistuese dhe ato të reja.

Sipas Stavilecit,  shqetësimet e biznesit të artikuluara përmes OEK-ut janë të arsyeshme dhe përveç MZHE-së, disa prej tyre kanë të bëjnë edhe institucione të pavarura, siç janë rregullatorët, ATK-ja dhe Doganat, por në bashkëpunim me institucionet e linjës do të kërkojë zgjidhjen e tyre.

Sa i përket adresimit të problemeve, i pari i MZHE-së tha se disa prej tyre me mund të zgjidhen në një periudhë të shkurtër kohore, duke potencuar fushat si BRE dhe minierat, për të cilat synohet lehtësimi i procedurave përmes krijimit të “One Stop Shop” dhe harmonizimin afateve të licencave, përmes ndërhyrjeve në legjislacion.

Nga ana e tij, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se ndër sfidat me të cilat ballafaqohet ambienti biznesor është edhe çmimi i energjisë dhe furnizimi me energji elektrike. Ai tha se ka kërkuar nga ministri nga i cili mori garanci se do të ketë një One Stop Shop ku bizneset që investojnë në energji alternative të mos bredhin nga një agjencion në tjetrin, por të kenë një zyre për këtë drejtim.

Gërxhaliu tha se beson se do të gjejë mbështetje përmes MZHE-së dhe Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, që të eliminohen disa barriera për import të pajisjeve në prodhim të energjisë alternative, e në veçanti ato hidro, sepse në këtë drejtim është një disproporcion përballë vendeve të rajonit

Ndryshe, prëveç drejtuesve të OEK, në takim të pranishëm ishin drejtues të kompanive Mabetex, OTI Sllovenia, Shoqata e Artarëve të Kosovës, ECO Trade, Eurometal dhe Eurohidro.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)