07 Nëntor 2024

Stavileci pagoi jashtëligjshëm pesë zyrtarë të kabinetit të tij

Prishtinë, 4 korrik - Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka paguar në mënyrë të jashtëligjshme pesë zyrtarë të kabinetit të tij. Edhe pse me Ligjin e buxhetit për vitin 2016, kabineti i ministrit Stavileci kishteplanifikuar 18 punëtorë, ky numër ishte tejkaluar për katër persona.

 

Gjatë auditimit Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se 17 punëtorë tëkësaj ministrie paguheshin nga lista e pagave, ndërsa pesë të tjerë edhe pse kishin kontrata të rregullta paguheshin nga kategoria e mallravedhe shërbimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

MZhE-ja, sipas ZKA-së, kishte tejkaluar numrin e stafit të lejuar për kabinetin e ministrit dhe se pagesa për këta zyrtarë ishte bërë në kundërshtim menenin 11 të Ligjit të buxhetit dhe nenin 33 të rregullës së Thesarit, ku theksohet se të gjithë të punësuarit duhet të paguhen nga lista epagave.

Kjo është vetëm njëra nga shkeljet që ZKA-ja ka gjetur në auditimin epasqyrave financiare të MZHE-së për vitin 2016. Gazeta ka provuar që tëmarrë një përgjigje nga ministri Stavileci lidhur me këto gjetje, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)