17 Nëntor 2024

Stavileci kërkon më shumë përgjegjësi nga Bordet e NP-ve

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ku ka prezantuar gjendjen në ndërmarrjet publike dhe telekomunikacion, si dhe agjendën legjislative të MZHE-së.

Me këtë rast Ministri Stavileci para anëtarëve të Komisionit ka theksuar se përkundër sfidave me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet publike, siç është paqëndrueshmëria financiare, në disa prej tyre ka pasur progres që është reflektuar direkt në shërbimet që u ofrohen qytetarëve, duke përmendur këtu sektorin e ujërave, energjinë, ngrohjen etj.

Stavileci kërkoi më shumë përgjegjësi nga Bordet e Drejtorëve të NP-ve, ndërsa shtoi se në zgjedhjen e Bordeve të reja duhet të reflektohet në mënyrë që të respektohen kriteret profesionale në përzgjedhjen e tyre me qëllim të rritjes së performancës dhe implementimin e politikave të Qeverisë.

Kreu i MZHE-së tha se ndër prioritetet e MZHE-së do të jenë sektori i energjisë, minierave, teknologjia informative dhe rritja e performancës së NP-ve, derisa bëri të ditur se pas diskutimit me akterët relevantë, Strategjia për PTK-në do të përcaktojë kahen e kësaj ndërmarrje.

Ministri Stavileci tha se në kalendarin legjislativ të MZHE-së për këtë vit janë 9 Projektligje të rëndësishme për sektorin e ekonomisë.

Nga ana e tyre, anëtarët e komisionit parlamentar u interesuan për performancën e NP-ve, PTK-në dhe Ligjin për Ndërmarrjet Publike, respektivisht Ligjin për Trepçën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)