28 Prill 2025

Statistika: Vetëm 272 mijë të papunë

Prishtinë, 24 prill - Numri i të papunëve në Kosovë, edhe më tej vazhdon të jetë më i lartë se të gjitha vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

 Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) numri i të papunëve të regjistruar nëpër zyrat për punë sociale është 272 mijë.

Por, në realitet kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi që shumë qytetarë nuk janë regjistruar fare.

Zyrtarë të Ministrisë së Punës thonë se gjatë 2012-s, përmes qendrave regjionale të punësimit dhe zyrave komunale të punësimit, MPMS-ja ka regjistruar 24.879 punëkërkues të rinj.

Ndërkaq, janë çregjistruar 90.559 punëkërkues. Po ashtu, sipas zyrtarëve të MPMS-së gjatë vitit që lamë pas janë evidentuar 9.434 vende të lira të punës, të gjetura përmes këshilltarëve të punësimit, ndërsa përmes procesit të ndërmjetësimit në punësim janë punësuar 7.692 punëkërkues.

“MPMS-ja, sikundër viteve tjera, edhe gjatë vitit 2012, në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, LUX-Devolopment-in, Zyrën e BE-së në Prishtinë, Bankën Botërore, Aleancën Kosovare të Biznesit, MBPZhR, komunat e partnerë tjerë, ka zhvilluar një sërë projektesh, ku në realizimin e këtyre projekteve janë angazhuar një numër i madh i punëkërkuesve.

Vetëm në projektin “Punët Publike Kosova 2012”, projekt ky i financuar nga BB dhe MPMS, që ka vlerën prej 3.3 milionë euro, në komunat e Kosovës janë realizuar 45 projekte në të cilat për një periudhë disamujore, nga zyrat komunale të punësimit janë përfshirë 2.663 punëkërkues”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për media e kësaj Ministrie.

Po ashtu, sipas tyre, gjatë vitit që lamë pas në projektin e BE-së “Kosova e bukur” janë përfshirë, nga zyrat komunale të punësimit 704 punëkërkues. Po ashtu, sipas tyre, edhe në “Berza e punësimit 2012”, projekt ky që realizohet në bashkëpunim me AKB-në, janë përfshirë në procesin e trajnimeve dhe të punësimit 500 punëkërkues.

Kriza financiare globale si duket ka rënduar situatën edhe në vende të rajonit, ku në disa prej tyre papunësia vazhdon të rritet.

Statistikat e fundit në Shqipëri tregojnë se në periudhën tetor-dhjetor 2012 numri mesatar i të papunëve të regjistruar është 141 755, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9038. “Shkalla e papunësisë së regjistruar në tremujorin e katërt 2012 është 12.82%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Në Maqedoni sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, shkalla e papunësisë në vend vazhdon të mbetet mbi 30%, gjegjësisht arrin 30,6 % për tremujorin e katërt të vitit 2012. Shkalla e papunësisë thuajse është e përafërt me të punësuarit që është 9% më e lartë, ajo është 39,3 %.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2012 popullata aktive në Republikën e Maqedonisë ka qenë 948.125 persona prej të cilëve 657.849 janë të punësuar, ndërsa 290.276 të papunë”, flasin të dhënat e Entit Statistikor.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, mbi 70% e të rinjve në vend janë të papunë.

Bazuar në të dhëna zyrtare pas Maqedonisë me numër më të madh të papunëve radhitet Bosnje Hercegovina 24 për qind të papunë, si dhe Serbia me rreth 17 për qind, apo me rreth 1 milion qytetarë të papunë.

/Zëri/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)