15 Nëntor 2024

Starton gjenerata e katërtë e Akademisë Zhvillimore

Prishtinë, 23 shkurt - Instituti Riinvest dhe Friedrich Ebert Stiftung sot organizojnë ceremoninë solemne të diplomimit të 37 zyrtarëve komunal të 8 komunave të Prishtinës.

Projekti i financuar nga zyra e BE-së dhe i implementuar nga Instituti Riinvest dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), u ka mundësuar zyrtarëve komunal të ndjekin 24 ligjërata përgjatë tre muajve organizativ, i cili do t’i certifikojë ata për aftësitë e fituara në zotërimin dhe përmirësimin kapaciteteve relevante në fushën e aplikimit për fonde e grante të BE-së.

Në të njëjtën ngjarje lansohet edhe Gjenerata e katërt, në të cilën marrin pjesë 30 zyrtarë qendror dhe rajonal nga e gjithë Republika e Kosovës, ku pjesëmarrësit e suksesshëm do të pajisen po ashtu me certifikata nga Instituti Riinvest.

Akademia Zhvillimore, është një ndër projektet e para në Kosovë që aftëson zyrtarët e vendit për të menaxhuar, aplikuar dhe implementuar metodat e zhvillimit strategjik të BE-së dhe instrumentet tjera relevante të zhvillimit dhe si e tillë është një mjet shumë i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve për zhvillim dhe pjesëmarrje pro-aktive në proceset e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Në ceremoni do të marrin pjesë Udhëheqësi i Operacioneve në zyrën e BE-së, Christof Stock, drejtori i Institutit Riinvest z. Lumir Abdixhiku, drejtoresh e FES znj. Besa Luzha, kryetarët e komunave, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)