Standart & Poor's rrit notën e kredisë së Turqisë në BB+

Ankara, 29 mars - Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredisë Standart & Poor's notën e kredisë me afat të gjatë të Turqisë e ka ngritur nga BB në BB+.
Në deklaratën e bërë nga S&P thuhej se ekonomia e Turqisë ka fituar rezistencë dhe shtohej:
Vihet re se ekonomia turke pa nënvleftësuar performancën financiare relativisht të fortë, është ristabilizuar në mënyrë graduale.
Kursi fleksibël i këmbimit, kufizimet e përmbajtura në borxhet valutore dhe tregu lokal i kapitalit që sa vjen e po thellohet, kanë bërë që ekonomia ti rezistojë lëvizjeve potenciale të kapitaleve.
Për këtë arsye panorama e notës së Turqisë është ngritur në BB+. Panorama ekonomike është e qëndrueshme.