Standart and Poors u uli notën e kredisë 5 bankave portugeze
Lisbonë, 30 mars - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibiliteteve Standard and Poors u uli notën e kredisë 5 bankave portugeze në një kohë që Portugalia vazhdon të vuajë efektet e një krize ekonomike.
Standart and Poors në fundjavë paralajmëroi se nota e kredisë së Portugalisë do të mund të ulej.
Në Portugali, vend pa qeveri që nga java e kaluar, janë rritur në nivel rekord edhe interesat e bonove me maturim 10-vjeçar, duke arritur në 8,17%.
Ndërkaq Presidenti Anibal Silva thirri në mbledhje këshillin e shtetit në cilësinë e organit konsultativ për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe hapat që do të hidhen në ekonomi.