15 Janar 2025

Standard&Poors vleresim negativ për kredibilitetin e Sllovenisë

Lubljanë, 7 nëntor - Agjencia për klasifikimin e shkallës së kredibilitetit Standard&Poors ka dhënë mendim negativ për shkallën e kredibilitetit të ekonomise se Sllovenisë.

Agjencia franceze e lajmeve ka njoftuar se agjencia për klasifikimin e shkallës së kredibilitetit Standard&Pors ditën e martë me anë të një deklarate rreth shkallës së kredibilitetit të Sllovenisë ka dhënë mendim negativ, por ka ruajtur shkallën “A” për borxhet afatgjate dhe shkallën “A-1” për borxhet afatshkurtër të këtij vendi.

Kohë më parë opozitarët e qeverisë së Sllovenisë në Parlamentin e këtij vendi kanë kërkuar organizimin e një referendumi rreth kapacitetit të qeverisë së tanishme për zbatimin e reformave strukturale ekonomike dhe financiare.

Standard&Poors në deklaratën e vet ka theksuar: Pritet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë për organizimin e referendumit në fjalë, të zgjidh problemet ekonomike të këtij vendi.

Javën e kaluar partia kryesore opozitare “Pazitio Slovenia” nga qeveria e këtij vendi ka kërkuar zbatimin e projektligjit “Banka e Keqe” si një hap jetik për ringjalljen e sistemit bankar të këtij vendi.

Pritet që Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë të merr vendim rreth kësaj çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)