Standard & Poors zhvlerëson kreditimin për Slloveninë
Lubjanë, 21 tetor - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar, Standard & Poors, ka ulur aftësinë e kreditimit të Sllovenisë.
Zhvlerësimi është argumentuar me përkeqësimin e kushteve buxhetore të këtij vendi anëtar të eurozonës.
Standard & Poors e uli nga shkalla AA në AA-, vlerësimin e obligacioneve shtetërore afatgjate të Sllovenisë, duke shpjeguar se kushtet buxhetore të Sllovenisë janë përkeqësuar pas krizës financiare nga viti 2008.
AA- përputhet me vlerësimin e katërt më të mirë në shkallën e kësaj agjencie.
Megjithatë agjencia parashikimet për të ardhmen janë pozitive, pasi sipas saj Sllovenia ka perspektivë stabile për shkak të pritjes se Qeveria do ti stabilizojë financat dhe do ta realizojë programin për konsolidim buxhetor.