Standard & Poors zhvlerëson edhe më tej Greqinë
Athinë, 29 shkurt - Agjencia e vlerësimit financiar Standard and Poors uli dje vlerësimin për mundësinë e pagesave nga Greqia në SD, nivel që i korrespondon dështimit të pagesës selektive, për të marrë parasysh ristrukturimin e borxhit publik grek.
Agjencia S&P theksoi në një komunikatë se parashikon të rrisë vlerësimin e vendit në nivelin CCC, vlerësim i atribuar për emetuesit me cilësi të dobët që përbëjnë një rrezik të vërtetë për mos rimbursimin, kur ky operacion do të jetë integralisht i realizuar rreth mesit të muajit mars.