Standard & Poor’s zhvlerëson dhjetë banka spanjolle
Madrid, 17 dhjetor - Agjencia e vlerësimit financiar “Standard end Purs” uli klasifikimin kreditor të dhjetë bankave spanjolle pas zbatimit të kritereve të reja dhe paralajmëroi për ulje të mëtejshme.
Është ulur klasifikimi i dhjetë bankave spanjolle, të cilat janë në “mbikëqyrje me implikime negative”, njoftoi mbrëmë agjencia.
Agjencia thekson se e “ka shqyrtuar klasifikimin e dhjetë institucioneve financiare spanjolle duke zbatuar kritere të reja për vlerësim të klasifikimit dhe teknologjisë së modernizuar për bankat”.
Spanja ishte e detyruar ta ristrukturojë sektorin financiar vendor pasi u godit rëndë nga dështimi i patundshmërive në vitin 2008.