Standard & Poors uli klasifikimin të Ukrainës

Kiev, 2 nëntor - Standard & Poors të premten uli vlerësimin afatgjatë sovran të Ukrainës në renditjen e valutës së huaj dhe kombëtare nga \"B\" në \"B-\", duke konfirmuar vlerësimin afatshkurtër \"B\" dhe parashikimin negativ mbi të, thuhet në komunikatën për shtyp të agjencisë së vlerësimeve.
Përveç kësaj u ul vlerësimi afatgjatë i vendit në shkallë kombëtare deri në \"uaBBB -\" nga \" UAA -\".
Agjencia thekson se Ukrainën mund ta dëmtojë Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në, të cilën ajo shpreson ta nënshkruajë këtë vjeshtë. Si rezultat, vëllimi i eksporteve në Rusi ka të ngjarë që të reduktohet, ndërsa borxhi shtetëror do të rritet.