Standard & Poor's: Ulet besueshmëria për kredi e SHBA-së
New York, 6 gusht - Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rënë shkalla e besueshmërisë për kredimarrje.
Agjencia amerikane për vlerësimin e riskut Standard & Poor's nuk e vlerësoi bonitetin e ekonomisë popullore më të madhe në botë me notën më të mirë AAA por vetëm me AA+.
Në arsyetimin e agjencisë thuhet se masat e ndërmarra nga kongresi amerikan për deficitin gjigant shtetëror nuk janë të mjaftueshme për stabilizimin e gjendjes ekonomike.