17 Nëntor 2024

Standard & Poor’s ulë vlerësimin ekonomik te Greqisë

Athinë, 7 shkurt - Njëkohësisht me shtimin e shqetësimeve lidhur me borxhet e Greqisë, instituti ndërkombëtar Standard & Poor’s ka ulu vlerësimin e tij për ekonominë e këtij vendi.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, vlerësimi i ekonomisë greke ka rënë në B dhe ekziston mundësia e largimit të këtij vendi nga eurozona.

Përpjekjet greke për të lehtësuar kushtet e borxhit kanë hasur në kundërshtimin e prerë të Berlinit.

Si Kancelarja Merkel ashtu edhe Ministri i Financave Schauble janë shprehur të vendosur kur kanë deklaruar se Athina duhet të vazhdojë punën me Trojkën.

‘Emergjenca greke’ e krijuar me ardhjen në pushtet të qeverisë së radikalëve të majtë të udhëhequr nga Aleksis Tsipras ka ndryshuar axhendën e takimit periodik të Ministrave të Financave të zonës së monedhës së përbashkët.

Ministrat do të takohen më 11 shkurt dhe në tavolinë do të jetë çështja greke dhe marrëdhëniet me Rusinë, duke lënë për një plan të dytë gjendjen e përgjithshme të unionit monetar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)